Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka deklaruar se brenda dy javësh komiteti i ekspertëve do të dalë më një vendim të bazuar në tre indikatorët që janë hospitalizmi, fatalitetet dhe raste e reja. Ajo sqaroi se në bazë të këtyre të dhënave do të merret një vendimin tjetër.
“Janë 3 indikatorë dhe që ne jemi mbështetur, nëse kemi kapacitet për shërbim spitalor, dalëngadalë janë masat që duhet të merren. Duke gjykuar situatën në dinamikë rastet e hospitalizuar, rastet e reja dhe fatalitetet, brenda 14 ditëve do të merret një vendim tjetër dhe do të gjykohet mbi rekomandimet bazë. Spitalet Covid po mbështesin situatën sa i përket shërbimit spitalor. Por deri në ato momente përgjigjja është në nivel të lartë”, theksoi ajo për A2cnn.
Sa i takon transportit publik, Tomini theksoi se është i nevojshëm, por mund të shmangen orët e pikut, ndërsa apeloi që të mos frekuentohen baret e restorantet ku nuk zbatohen masat.
“Duhet bërë një ndarje, transporti publik është i nevojshëm, frekuentimi i kafes kur kemi një kohë qetësie, ndërsa në kohë pandemie të marrim atë që është e nevojshme dhe të largohemi të mos frekuentojmë ambientet ku nuk respektohet distanca.
Shpesh ne bëhemi pjesë e atij rregulli që popullata ta përdorë transportin jo në momentet e pikut. Baret e restorantet mos frekuentohen ku nuk zbatohen masat. Tashmë nuk tolerohet një situatë e tillë. Administratorët përgjegjës do zbatojnë në mënyrë rigoroze ligjin”, tha Tomini.