FOTO/Gazetarja shqiptare humbi bashkëshortin 35-vjeçar nga Covid, mesazhet prekëse të miqve

0
827

35-vjeçari nga Elbasani, Julian Buzo humbi jetën nga Covid në moshë fare të re, duke lënë pas shumë dhimbje për familjen dhe miqtë.

Julian Buzo kishte disa vite që punonte si montazhier në televizion dhe ishte bashkëshorti i gazetares së njohur të “STOP”, Odeta Gjevorit.

I ndjeri kishte vetëm dy muaj që ishte bërë baba, me ardhjen në jetë të vogëlushes Hana. Miqtë e gazetares i kanë shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale për këtë humbje tragjike.

“Shpreh ngushëllimet për humbjen e bashkëshortit, mikes dhe koleges Odeta Gjevori. Një lajm shume i trishtë. ZOTI QOFTE ME TY ODETA”, shkruan një prej mikeshave të gazetares.

Gazeta Shqip shpreh keqardhjen dhe ngushëllimet familjarëve, të afërmve dhe miqve të Julianit, që u nda nga jeta në një moshë fare të re.

Gazetarja shqiptare humbi bashkëshortin 35-vjeçar nga Covid,

Gazetarja shqiptare humbi bashkëshortin 35-vjeçar nga Covid,

Gazetarja shqiptare humbi bashkëshortin 35-vjeçar nga Covid,

Gazetarja shqiptare humbi bashkëshortin 35-vjeçar nga Covid,