Alfred Cako i njohur si konspiracionist, është infektuar me Covid.
Cako është një nga personat që ka mohuar ekzistencën e virusit madje për vaksinën është shprehur se është një formë eutanazie për të ulur numrin e popullsisë në botë.
Në daljet e tij televizive ai është shprehur se koronavirusi është një plan për të zhdukur popullsinë e bardhë të Perëndimit e se po tentohet të vaksinohet me dhunë gjithë Perëndimi dhe sidomos ato vende ku raca e bardhë është shumicë.
Infektimi i tij me Covid bie ndesh me deklaratat e tij të mëparshme në të cilat tregonte se ishte i paprekshëm ndaj virusit.