Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë ka goditur herët në mëngjesin e kësaj të mërkure, qytetin e vogël grek të Nafpaktos.
Ky qytet i vogël ndodhet në bregun verior të Gjirit Korinthian, tha Instituti Gjeodinamik i Athinës, shkruajnë mediat helene.
Nuk pati raportime të menjëhershme të dëmtimeve, tha departamenti i zjarrfikësve.