Një i ri shqiptar, i identifikuar si Armando Beqiri u va me gjakftohtësi dhe brutalisht, shkruajnë media në Islandë.
Armando njihej si njeri i qetë, mësoi gjuhën, u njoh me një grua, lindi një fëmijë dhe së shpejti do të bëhej baba për herë të dytë, theksojnë më tej mediat në artikullin e gjatë për shqiptarin e vrarë.
Fqinjët janë shprehur se ai nuk kishte krijuar kurrë shqetësim për ta, duke shtuar se nuk kishin komunikim, por thjesht njiheshin si fytyra.
Beqiri jetonte prej shumë vitesh në Islandë dhe ishte pronar i një kompanie sigurie fizike, që në shumë pak kohë kishte arritur shumë sukses.
Lidhur me vrasjen e tij janë arrestuar 4 persona, një prej tyre nga Lituania, i lidhur me botën e krimit. 33-vjeçari nga Tepelena dyshohet si i përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe një nga pistat e vrasjes së tij është për larje hesapesh.
Të arrestuarit janë paraqitur para Gjykatës së Rrethit Reykjavík mbrëmjen e djeshme, ndërsa policia vijon hetimin për zbardhjen e ngjarje.