BallinaAktualitetTrondit djali i mjekut të njohur që u shua nga COVID: Najada...

Trondit djali i mjekut të njohur që u shua nga COVID: Najada Çomo refuzoi t’i jepte shërbim te Infektivi, kam prova

Një tjetër akuzë e fortë vjen lidhur me trajtimin e pacientëve me COVID në spitalet tona.

Mjeku Altin Kuqo, djali i neurologut Ali Kuqo, i cili ndërroi jetë një ditë më parë pas infektimit me Covid-19 ka hedhur akuza të forta ndaj shefes së Infektivit, Najado Çomo.

Kuqo akuzon Çomon se nuk i ka ofruar shërbimin mjekësor të nevojshëm babait të tij pranë spitalit Covid.

Ai shkruan gjthashtu se ka prova që vërtetojnë se Çomo nuk ia ka shtruar të atin e infektuar në spitalin Covid (Infektivi).

“Babait tim profesor i nderuar i Neurologjise dhe ish mjekmi QSUNT dhe mua si mjek qe punoj ne QSUNT na u refuzua sherbimi prane spitalit Covid 1 nga shefja Najada. Dhe une disponoj te gjitha provat e rezimit te sherbimit prej saj,”– shihet që shkruan Altin Kuqo.

Reagimin mjeku e bëri në një postim të faqes zyrtare e QSUNT, reagimi i cili ka sjellë shumë komente nga kolët e tij.

Trondit djali i mjekut të njohur që u shua nga COVID: Najada

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular