Tetë fëmijë të infektuar me Covid raportohet se janë të shtruar në Infektivin e Pediatrisë, prej të cilëve dy janë në terapi intensive.
Nga fillimi i pandemisë janë rreth 2000 fëmijë të prekur nga virusi.
Një ditë më parë u regjistruan rekord infeksionesh dhe viktimash nga Covid. Ministria e Shëndetëisë raportoi për 1075 raste të reja dhe 18 viktima.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në spitalet rajonale po trajtohen 585 pacientë, 37 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.