BallinaKryesoreGazment Bardhi me biznesin në Elbasan: Qeveria jo më barrë mbi sipërmarrjen,...

Gazment Bardhi me biznesin në Elbasan: Qeveria jo më barrë mbi sipërmarrjen, por lehtësim, ulje taksash, zhvillim, inovacion

spot_img
spot_img

Bardhi me biznesin në Elbasan: Qeveria jo më barrë mbi sipërmarrjen, por lehtësim, ulje taksash, zhvillim, inovacion

U takova sot me Artan Halilin, i cili me shpirtin e sipërmarrjes ka krijuar një fabrikë e njësi prodhimi të plastikës, të tubave kryesisht, për t’u admiruar.
Ka rreth 40 të punësuar, pra 40 familje elbasanase që jetojnë e sigurojnë mirëqënien përmes këtij aktiviteti. Artani si shumë të tjerë, në këto 8 vite ka ngecur në vendnumëro. Me të drejtë ngre shqetësimin e rënies së fitimit, të shtimit të vështirësive dhe ngrirjes së eksportit. Ai e pret me entuziasëm programin që kemi ne, për vendosjen e taksës së sheshtë 9 përqind, dhe për reduktimin e nivelit të sigurimeve në 18 përqind. E sidomos, uljen e çmimit të naftës me 240 lekë për litër, që ndikon shumë në aktivitetin e tij, ku transporti zë një peshë jo të vogël.
Por mbi të gjitha, planin që kemi për thjeshtimin e procedurave, dhe zhdukjen e dhjetra inspektoriateve që ia marrin frymën çdo ditë. Jemi angazhuar, për një moratorium 1 vjeçar, që asnjë nëpunës me vulë të shtetit të mos bëjë presion, derisa të kemi në fuqi një Kod Tatimor që përcakton qartë rregullat, dhe shmag korrupsionin e rryshfetin.
Shpesh, prodhuesit e sipërmarrësit, kërkojnë që shteti vetëm t’i lërë rehat. Imagjino që ne duam të bëjmë më shumë. T’u gjendemi në krah që ata të rrisin fitimet, të shtojnë investimet, të përmirësojnë teknologjinë, të hapin vende të reja pune.
Me 25 prill, sipërmarrja do të çlirohet. Biznesi në Elbasan do të marrë frymë. Shqipëria fiton!
#ShqiperiaFiton🇦🇱✌️

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular