Edi Rama ka vënë papagallin e tij në bashki, Erion Veliaj, që, me akuza krejt të pabaza, të mbulojë dështimin spektakolar me shkollat dhe me arsimin në Shqipëri.
Do apo nuk do Edi Rama, faktet janë që ai i la në baltë mësuesit. Ai i la në baltë prindërit. Ai i la në baltë nxënësit.
Shkolla “Jeronim De Rada” për të cilën po derdh lot krokodili një nga mëtonjësi lt për fronin e kryetarit të Partisë Socialiste pas humbjes së 25 prillit, e cila është rikonstruktuar me fonde nga shteti mik i Katarit, nuk ka pajisje e nevojshme për mësim.
Prindërit detyrohen t’i paguajnë vetë të gjitha. Dështimi i Ramës po rëndon në xhepat e prindërve, në xhepat e qytetarëve të Tiranës me taksën antikushtetuese, për infrastrukturën e arsimit.
Por, çdo ditë Edi Rama po fut duart në xhepat e prindërve, duke i detyruar ata të paguajnë për të gjitha pajisjet dhe mjetet elementare.
Prindërit blejnë vetë gjithçka, që nga printeri e deri tek boja e fëmijëve nëpër klasa.
Prandaj më 25 prill, ne do ta ndryshojmë këtë, që prindërit të mos paguajnë për një të drejtë kushtetuese, arsimin falas dhe cilësor.
Më 25 prill Edi Rama do të humbasë!
Më 25 prill arsimi dhe Shqipëria do të fitojnë!