BallinaKryesorePD arrin marrëveshjen, ja 14 partitë opozitare që i bashkohen në listën...

PD arrin marrëveshjen, ja 14 partitë opozitare që i bashkohen në listën e përbashkët

spot_img
spot_img

Opozita e Bashkuar ka nënshkruar sot marrëveshjen për koalicionin parazgjedhor. 14 parti opozitare i janë bashkuar Partisë Demokratike për të dalë sëbashku në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Koalicioni opozitar do të ketë emrin “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”, ndërkohë që disa nga partitë aleate do të kenë vende të sigurta në listat zgjedhore.

Të gjitha partitët opozitare arritën sot marrëveshjen për të dalë së bashku në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Marrëveshja u arrit pas takimeve që lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi me krerët e partive të tjera opozitare.

Eshte siguruar marrëveshjen e koalicionit opozitar, i cili do të përbëhet nga 14 parti të udhëhequr nga Partia Demokratike. Koalicioni i partive opozitare do të ketë emrin “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”, ndërsa në fletën e votimit koalicioni do të përfaqësohet me logon e Partisë Demokratike

Partitë që do të marrin pjesë në koalicioni opozitar janë:

1.    Partia Demokratike                        Lulzim Basha

2.    Partia Republikane                                Fatmir Mediu

3.    Partia Agrare Ambientaliste                 Agron Duka

4.    Partia per Drejtesi Integrim dhe Unitet      Shpëtim Idrizi

5.    Lëvizja për Zhvillim Kombëtar           Dashamir Shehi

6.    Partia Demokristiane                            Nard Ndoka

7.    Partia Fryma e Re Demokratike           Bamir Topi

8.    Partia e Ballit Kombëtar                Artur Roshi

9.    Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut     Vangjel Dule

10.  Partia Bashkimi Liberal Demokrat           Arian Starova

11.  Partia Bashkimi Demokrat                 Ylber Valteri

12.  Partia Mendimi i Djathtë Liberal       Mustafa Lici

13.  Partia Lëvizja e Legalitetit                 Shpëtim Axhami

14.  Partia Kristian Demokrate                  Dhimitër Muslia

I pari që ka firmosur marrëveshjen ka qenë kreu i Republikanëve Fatmir Mediu dhe më pas kanë nënshkruar edhe krerët e partive të tjera aleate. Pritet që partitë aleate, të cilat do të jenë pjesë e listës shumë emërore në zgjedhjet e 25 prillit, do të kenë vende të sigurta në disa qarqe, si dhe kandidatë në të gjithë qarqet e tjera të Shqipërisë. Pjesë e koalicionit opozitar pritet do të jenë dhe Kreu i Ballit Kombëtar Artur Roshi, që pranoi mandatin e deputetit pas djegies së mandateve nga PD dhe LSI si dhe kreu i Frymës së re Demokratike Bamir Topi. Ndërkohë, Lëvizja Socialiste për Integrim do të garojë si forcë me vete në zgjedhjet e 25 prillit por do te garoje bashke me Partine Demokratike ne disa qarqe te vendit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular