Kur kanë mbetur 2 muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka një thirrje për të gjithë zyrtarët mbrëmjen e së mërkurës. Ai ka shkëputur një pjesë të rëndësishme nga konferenca për shtyp që mbajti gjatë paradites ku u bën një paralajmërim zyrtarëve shtetërorë të kenë kujdes pas 25 prillit
“PARALAJMËROJ ÇDO ZYRTAR në Republikën e Shqipërisë: Të ketë KUJDES maksimal në respektimin e Kushtetutës dhe në respektimin e ligjit! Nesër nuk mund të thotë: “Më detyruan!” apo “Nuk e dija!”. 25 PRILLI PO AFRON!” – shkruan Meta.