Ministri i Shkencës dhe Teknologjisë i Kinës Wang Zhigang tha se vendi i tij do të forcojë aftësitë e pavarura të kërkimit dhe zhvillimit në fushën e qarqeve të integruara.
“Treguesi Botëror i Novacionit” i lëshuar nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale tregoi se renditja e Kinës është rritur nga vendi i 29-të në vitin 2015 në vendin e 14-të në vitin 2020. Ministri Wang Zhigang tha se në të ardhmen, shkenca dhe teknologjia do të përmirësojnë më tej aftësinë e Teknologjisë për të mbështetur dhe drejtuar ekonominë, industrinë, shoqërinë dhe sigurinë në të gjitha aspektet dhe fuqia dhe arritjet e Kinës do të kontribuojnë më shumë për zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë botërore. Duke folur për industrinë e çipave, Wang Zhigang nenvizoi se industria e qarkut të integruar është një nga bazat e rëndësishme për zhvillimin me cilësi të lartë të ekonomisë kineze dhe është gjithashtu fokusi i kërkimit dhe zhvillimit shkencor dhe teknologjik.

Kina do të përqendrohet në teknologjitë kryesore thelbësore dhe kërkimet themelore në fushat e qarqeve të integruara, softuerëve, çipave të nivelit të lartë dhe teknologjive gjysmëpërçuese të gjeneratës së re. Në të njëjtën kohë, Kina do të vazhdojë të promovojë bashkëpunimin ndërkombëtar shkencor dhe teknologjik në fushat e ndërlidhura.