BallinaKronikeEMRAT/Shpërndanin drogë në zona të ndryshme në Tiranë, arrestohen 2 persona

EMRAT/Shpërndanin drogë në zona të ndryshme në Tiranë, arrestohen 2 persona

spot_img
spot_img

Policia e Tiranës njofton se ka sekuestruar 1 kg e 117 gram kokainë, 1 shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Ndërkohë janë vënë në pranga shtetasit: Luan Nexhipi dhe Euklid Çelmeta.

Në vijim të punës për goditjet e njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet se dy shtetas posedonin dhe merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike kokainë, pas një punë të mirëfilltë disa javore,  Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në DVP Tiranë, zhvilloi operacionin antidrogë të koduar “Urus”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: Luan Nexhipi, 47 vjeç dhe Euklid Çelmeta 39 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë janë grumbulluar informacione në rrugë operative se të dy këta shtetas merreshin me shpërndarjen e lëndës narkotike të llojit “Kokaine” në sasi, në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.

Në bazë të informacioneve të grumbulluara dhe  pas një pune të mirëfilltë hetimore disa javore është bërë e mundur kapja në flagrancë e tyre në rrugën “Nikolla Lena”  në Tiranë, ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin udhëtonin të dy këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një qese me lëndë narkotike kokainë me peshë 1 kilogramë e 117 gramë.

Gjithashtu u sekuestrua automjeti me të cilin këta shtetas qarkullonin për të shitur lëndën narkotike, 6 aparate celular dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Në  momentin e ndërhyrjes nga ana e punonjësve të policisë për kapjen e tyre të dy këta shtetas janë përpjekur të largohen me vrap për t’i shpëtuar kapjes së tyre, por nuk kanë mundur dot pasi janë vënë në pranga nga Policia.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular