jë sherr në familje ka ndodhur dje në Tiranë. Policia njofton se ka arrestuar një 63-vjeçar, i cili ka plagosur me thikë djalin e tij.
“Është arrestuar shtetasi G. V., 63 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale ‘Vjedhja’, pasi ditën e djeshme gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) djalin e tij shtetasin G. V.”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Mësohet se djali ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve