Në 24 orët e fundit në vend u konfirmuan 962 raste të reja me koronavirus. Prej këtyre rasteve, 37 qytetarë dolën pozitivë vetëm në Berat. Mësohet se 12 të infektuar u konfirmuan në në Berat, 19 raste në Kuçovë, 5 raste në Urë-Vajgurore, 2 raste në Skrapar dhe 1 rast në Poliçan.
Kështu, pozitivë për Covid-19 kanë rezultuar 2 infermiere në fshatrat Konisbaltë e Drenovicë në Urë-Vajgurore, 2 punonjës të OSHEE -së në Skrapar, 2 punonjëse në zyrat e drejtorisë arsimore në bashkinë Kuçovë.
Të infektuara janë edhe 3 punonjëse në një fasoneri në qytetin e Kuçovës dhe 9 pensionistë të moshave 66-79 vjeç.
Mësohet se 70% e të prekurve janë të rinj të moshave 20-25 vjeç.