Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, ku kanë mbetur të plagosur 4 persona dhe ka humbur jetën një tjetër
Raortohet se të plagosurit janë të moshave nga 18 deri në 25 vjeç dhe pas transportit në spitalin e Vlorës, të katërt i janë nështruar ndërhyrjeve kirugjikale dhe ndodhen në gjendje të rëndë.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndërsa sipas informacioneve zyrtare mësohet se ishte 18 vjeç. Aksidenti ndodhi në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të mbikalimit në fshatin Bishan ku u përplasën dy mjete. Dyshohet se shpejtësia e madhe është bërë shkak për aksidentin.
Informacion paraprak
Rreth orës 14:30, në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të mbikalimit në fshatin Bishan, një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.K., 40 vjeç, është perplasur me një tjetër mjetin tip “Benz”.
Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi E. T., 18 vjeç, dhe janë dëmtuar shtetasit K. D, Q, D, F. D dhe R. L, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërsa drejtuesi i njerit prej mjeteve shtetasi A. K., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.