Prekës dhe i veçantë ka qënë bashkëbisedimi me një grup ish-të persekutuarish politikë nga Gosa e Rrogozhinës me Grida Dumën, koordinatoren e PD në zonë.
Një pjesë e tyre rrëfyen vuajtjet e së shkuarës dhe mosgjetjen e drejtësisë dhe të mbështetjes në tetë vitet e fundit nga qeveria.
“Ne themi se frikacaku të vret, kurse origjina e kësaj shtrese është fisnikëria, falja dhe bujaria”, tha një prej të ish- persekutuarve.
Një tjetër tregoi se “unë kam punuar aq shumë, murator, se s’ma jepte njeri shkollën. As fëmijëve të mi jo; të gjithë mbetën pa shkollë. Unë kam marrë edhe gruan durrsake, kam punuar në Durrës gjithë jetën, kam bërë 30 pallate në Durrës me kontribut vullnetar”.
Pasi dëgjoi disa histori të kësaj natyre, shumë të ndryshme nga ato në takime të tjera, Duma veçoi në fjalën e saj për këta njerëz e këto familje të kësaj shtrese të torturuar se “ata që kanë vuajtur më shumë, pikërisht ata dinë të falin më shumë.
Kush njeh sakrificat dhe dhimbjet e vjen nga një familje e mirë fisnikërohet e bëhet më bujar dhe patriot.
Historia është e dhimbshme, – nënvizoi Duma. -Shqipëria udhëhiqet nga një njeri që nuk njeh fenë e atdheun. Prandaj nuk marrim vëmendje se kemi këtë. Por më 25 prill vjen ndryshimi dhe dhimbja e viteve të shkuara do të lehtësohet nga një e ardhme me shpresë. Shqipëria fiton me 25 prill” shtoi me bindje znj. Grida Duma.