Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Serbia nuk është e interesuar të normalizojë marrëdhëniet me vendin tonë e aq më pak ta njoh shtetin e Kosovës. Kjo për shkak të, siç thotë Mustafa, veprimeve që shteti fqinj po i bën në vazhdimësi, siç është fushata për ç’njohjen e pavarësisë së Kosovës nga disa vende e po ashtu edhe fushata kundër Kosovës për anëtarësim në Interpol. “Serbia po krenohet me dëmet që po na i shkakton në arenën ndërkombëtare”, thekson kreu i LDK-së në një postim në Facebook, raporton Koha.net. Politikat e fqinjësisë së mirë, paqes dhe stabilitetit, për të cilat janë zotuar vendet e Ballkanit Perëndimor, Mustafa thotë se bien ndeshë me një sjellje të tillë. “Kjo sjellje nuk ka asgjë të përbashkët edhe me kërkesën e BE-së dhe SHBA-së për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, me njohje reciproke. Prandaj do të ishte mirë të lihet anash mentaliteti i trashëguar armiqësor dhe të punohet për të kultivuar një mjedis në të cilin punojmë për prosperitet të qytetarëve tanë”, ka theksuar ish-kryeministri Mustafa. Koha.net
Kreu i LDK, Isa Mustafa: Serbia s’është e interesuar të normalizojë raportet, e aq më pak të na njohë
RELATED ARTICLES