BallinaEkonomiHelidon Bushati takon kandidatët potencial për deputetë: Bashkë për një qëllim! Na...

Helidon Bushati takon kandidatët potencial për deputetë: Bashkë për një qëllim! Na u priftë mbarë

Vetëm pak orë nga zyrtarizimi i kandidaturave për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, drejtuesi politik i PD-së për Shkodrën Helidon Bushati, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Partisë Demokratike, personalitete të propozuar dhe të besuar nga demokratët shkodranë.

‘Sot jemi në një moment historik, ku secili nga ne ka përgjegjësi të mëdha, me qëllimin sublim për të sjellë ndryshimin e madh që duan dhe meritojnë shkodranët tanë dhe të gjithë shqiptarët. Secili nga ne, në listën zyrtare përfundimtare të kandidimit apo jo, është aktor kyç në rrugëtimin tonë drejt fitores së 25 prillit’, shkruan Bushati në Facebook.

Postimi i plotë i Helidon Bushatit:

Bashkë për një qëllim!

Sot pata një takim miqësor me përfaqësues të Partisë Demokratike, personalitete të propozuar dhe të besuar nga demokratët shkodranë, si kandidat të mundshëm për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit.

Sot jemi në një moment historik, ku secili nga ne ka përgjegjësi të mëdha, me qëllimin sublim për të sjellë ndryshimin e madh që duan dhe meritojnë shkodranët tanë dhe të gjithë shqiptarët.

Secili nga ne, në listën zyrtare përfundimtare të kandidimit apo jo, është aktor kyç në rrugëtimin tonë drejt fitores së 25 Prillit.

Jam i bindur se asgjë nuk na ndal në misionin tonë të përbashkët.

Na u priftë mbarë!

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular