Për shkak të vizitës së Papa Françeskut ditën e martë më 7 maj, udhëtarët të cilët kanë fluturime në mëngjes nga Aeroporti ndërkombëtare Shkup duhet të arrijnë në aeroport më së voni në orën shtatë, sepse nga ora 7:30 deri në orën 9:00, rruga drejt aeroportit do të jetë e mbyllur për qarkullim, kumtoi sot koncesioni i aeroportit TAV Maqedoni.
Udhëtarët të cilët kanë fluturime në mbrëmje, do të duhet të arrijnë në aeroport më së voni deri në orën 15:30, sepse nga ora 16:15 rruga deri tek Aeroporti ndërkombëtar do të jetë i mbyllur për qarkullim.Detaje lidhur me regjimin e komunikacionit nga aeroporti deri në Shkup dhe ndryshime eventuale, janë të disponueshme në ueb faqen https://papa.mk/soobrakjaj/, si dhe përmes kontaktimit të institucioneve relevante shtetërore.Tek transporti i rregullt me autobus për udhëtarët e TAV Maqedoni, nga qyteti i Shkupi deri në Aeroportin ndërkombëtar Shkup dhe në drejtimin anasjelltas, me transportuesin zyrtar “Manora”, më 7 maj, orari kohor i linjave të autobusit nuk do të pësojë ndryshime, përveç linja e cila në orën 8:30 niset nga Aeroporti drejt Shkupit, e cila më 7 maj do të niset gjysmë ore më vonë. Informacione dhe ndryshime eventuale në transportin me autobus për udhëtarët nga dhe deri në aeroport janë të disponueshme në ueb faqen e Manora: https://www.manoragroup.com/en. Ina