Vera Rankoviç, ish-korrospodente e RTS-së ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi duke bërë simboline shqiponjës. Rankoviç e bëri këtë veprim në shenjë përkrahje të furrës “Roma” në Serbi.
Një bukëpjekës shqiptar bëri shqiponjën dhe për këtë shkak u detyrua të largohet nga Beogradi, pasi pati protesta nga qytetarët serbë, shkruajnë mediat kosovare.
Në mbishkrimin e fotografisë, Vera Rankovic ka shkruar se kjo është një përgjigjie ndaj fashistëve nga Borça. Më tej ajo u ka bërë thirrje të gjithë bashkëkombasve të saj që të bëjnë shqiponjën. “Kjo është përgjigja ime fashistëve nga Borça. Ftoj të gjithë ata të cilët janë neveritur nga ajo që i ka ndodhur bashkëqytetarit tonë që këtë ta shprehni në këtë mënyrë”, ka shkruar ajo.
Pronari i furrës Sun Duraj pas publikimit të imazheve ku shihej punëtori duke bërë shqiponjën, iu ka kërkuar falje të gjithëve duke bërë të ditur se Florimi është kthyer në Kosovë