Një 30-vjeçare ka ndërruar jetë në rrugën ‘Don Bosko’ në Tiranë pasi u vetëhodh nga kati i 3-të i pallatit.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 15:55 të mesditës.
30-vjeçarja është hedhur nga pallati ku jetonte.
Ndërkohë Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar mbi shkaqet që kanë çuar në këtë akt të rëndë.