BallinaAktualitetTemperatura deri -9 gradë dhe borë/Ndryshon krejtësisht moti, çfarë na pret javën...

Temperatura deri -9 gradë dhe borë/Ndryshon krejtësisht moti, çfarë na pret javën e ardhshme

spot_img
spot_img

Sherbimi Meteorologjik Ushtarak ka dhënë detaje sesi pritet të jetë moti javën e ardhshme.

Ndryshe nga ditët e ngrohta dhe me diell, java pritet të ketë rënie të ndjeshme temperaturash dhe reshje shiu, ndërsa në zonat malore do kemi reshje borë

Dita më e ftohtë do jetë e enjtja ku temperaturat do bien deri në -9 gradë.

“E përmbledhur në një fjali, java që presim përpara pritet të jetë një javë “normale” ose “tipike” e kësaj periudhe me ditë me mot me diell si dhe ditë me mot të vranët dhe reshje shiu.

Java nis me ditën e Hënë (nesër) ndërsa moti parashikohet kryesisht i vranët si dhe intervale me diell. Reshje shiu në formë pikash të herëpashershme dhe në orët e mbrëmjes në zonën e veriut reshjet në formën e shtrëngatave. I njejti mot vijon edhe ditën e Martë por reshjet e shiut janë të përqëndruara në zonën e veriut të herëpashershme përgjatë gjithë ditës me intensitet mesatar ndërsa në qendër dhe jug në formë pikash në orët e mbrëmjes.

Ditën e Mërkurë moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në të gjithë territorin. Në zonën e veriut për një periudhë afatshkurtër reshjet me intensitet deri të latrtë.

Java mbyllet me ditën e Enjte dhe të Premte dy ditë të cilat parashikohe me mot të kthjellët. Për tu theksuar është se në relievet malore të veriut në lartësitë mbi 300-500 metër priten dhe reshje të dendura dëbore ditët me reshje.”, njofton Sherbimi Meteorologjik Ushtarak.

Temperatura deri -9 gradë dhe borë/ Ndryshon krejtësisht moti,

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular