Flet shqiptari që shpalosi flamurin në Kalanë e Ohrit: Si na denoncuan dhe çfarë më ndodhi në gjykatë?!

0
234

Veprimtari i komunitetit shqiptarë në Zvicer, Gjergj Prenkoçaj, cili para disa ditësh u ndalua nga autoritetet maqedone në qytetin e Ohërit, pasi kishe shpalosur flamurin kombëtar në kalanë e ketij qyteti, me c’rast nga Gjykata e Ohërit është denuar më 1100 euro gjobë dhe 5 vite ndalim hyrje në Maqedoninë Veriore, përmes një postimi në faqën e tij të Facebook, ka rrëfyer të gjitha ngjarjen e asaj dite.

Për më shumë, ky është postimi i Gjergj Prenkoçajt:

 

Përshendetje vëllëzer e motra.

Miqë të dashur!

Në pamundësi të iu pergjigjem të gjithve, përmes ketij postimi po iu informoj më gjersisht për rrjedhën e incidentit të 29 prillit 2019 që më ndodhi te Kalaja e Atit tonë Gjergj Kastrioti në Ohër të Ilirides.

Pasi kaluam një mbremje të mrekullueshme me vëllëzrit e motrat në Strugë dhe rrethinë, për të shenuar “Betejen e Livadhishtes” ,fitoren e ushtrisë së Gjergj Kastriotit kundër ushtrisë osmane me moton “Vallja e Fitores 2019″
Rikthimi i bijve të shqipes në “Folenë e Shqiponjave” me plotë gëzime, emocione që përjetuam së bashku, si dhe defilimin me flamurin tonë kombëtar përmes qytetit të Strugës ku shfrytëzoj rastin ta falemenderoj përzemërsisht profesorin, Patriotin, veprimtarin z, Shpëtim Polozhanin me shoqërinë tij të ngushtë strugane, si dhe z, Zijadin Selen për mikpritjen bujare!

Të nesërmen në mengjes, vizituam varrin e djalit të Ismail Bej Vlorës, Qemajl Bej Vlora, si dhe varrin e Firmetarit të Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912 Nuri Sojliu, për të vazhduar më pas rrugën për në Oher!

Me të mberritur në qytetin e Ohrit me grupin tonë vendosëm të shkojmë te kështjella , duke ecur drejtë Kalasë pashë disa shitore që shiteshin flamujë të shteteve të ndryshme, por jo edhe flamur shqiptarë…?
Ju drejtuam shitësve pse nukë keni në shitje edhe flamujë shqiptarë,kur këtu jetoni bashkë me shqiptarët. Kjo pyetje e pashë se nuk iu erdhë mirë…?

Kur pamë se valvitej vetëm flamuri maqedonas dhe mungonte flamuri i vertetë i Kështjellës T’Atit tonë Gjergj Kastriotit, vendosëm ta bekojmë me flamurin tonë te madh disa metrash, duke e shpalosur mbi murin e Kështjellës afer flamurit maqedonas.

Kur e mbaruam qejfin tonë, e kam marrë flamurin në dorë dhe jemi nisur për tu kthyer te autobusi, për një momentë i kam vrejtur duke ardhur në drejtimin tim një minibus dhe një veturë me policë.

Mu afruan dhe me thanë se kan ardhur për mua, me c’rast ka ndërhyr grupi i Shoqatës “Foleja Kombëtare Shqiptare” duke iu drejtuar policëve se të gjithë jemi së bashku dhe nuk lejojmë që vetëm Gjergji të vije me ju!

Por, ata insistuan dhe thanë se patjetër Gjergji duhet të vie me ne dhe ska tjetër. Po ashtu ata kërkuan edhe organizatoren apo organizatorin e grupit. Aty u lajmerua zonja Merita Shkupi si organizatore, edhe pse nuk ishte organizatorja kryesore.

Na morën të dyve, dhe na dërguan në stacionin policor, ku na intervistuan te dyve. Pas pak kohe zonjen Merita e lan të lirë.

Respekt te pafund për këtë atdhetare sypatrembur e heroinë!

Ashtu siç ua shpjegova, ne kemi ardhur nga Shqipëria, me grupin arbëresh në Strugë të vëllëzrit e motrat tona, ta festojmë e nderojmë së bashku Atin tone për fitorën e betejës ndajë Perandorisë Osmane te fshati Livadhija e që njihet si “Beteja e Livadhisë”.

Me të mbrritur, diku ka ora 17:30, i gjithë grupi me disa miqë vendas së bashku kemi shkuar për ta përkujtuar dhe shënuar fitoren në “Betejen e Livadhishtes” aty ku janë varret e ushtarëve të Gjergj Kastrioti në oborrin e shkollës, e cila është ndërtuar mbi themelet e Kishes, aty inspektori i shtetit nisi ta devijon historinë duke thenë se është quajtur Giorgio, dhe se nuk është shqiptar.

Aty i reagova menjëherë duke ia vërtetuar se pasardhësi i Gjergj Kastriotit, Loris Kastrioti Skanderbeg, brezi i 15 ka qenë me mua te Livadhishta në mbrëmjen e 28.4.2019, është një mik i veçant i imi, kemi pasë një mikpritje të mrekullueshme nga vendasit te “Beteja e Livadhishtes”!

I tregova se për çdo vit i perkujtojmë betejat e Atit tonë, me grupin tonë që vijnë nga te gjitha viset Evropës dhe më gjerë.

Me informoi se mbasë 35 minuta do të më dergojnë në gjyq, dhe se do të denohem sipas ligjit të shtetit.
Unë kërkova arsyen pse, ma shpjegoi se në Maqedoni, me ligj flamuri shqiptar, duhet te jetë tri herë ma i vogël se ai maqedon, dhe se gjoja e paskëna prishë rendin publikë të popullatës maqedone, si dhe të policisë së shtetit.

Me derguan me polici në gjyq, ku gjyqtari më kërkoi t’ia shpjegoj rastin. Un ia shpjegova ashtu sikur edhe inspektorit të shtetit.

Ai ma ktheu duke më thënë se pse nuk po shkon në Greqi me shpalosë flamurin shqiptar.,
I thash se ne kemi ardhë për ta përkujtuar fitoren e Atit tonë në tokat arbërore, aty ku janë edhe varret e tyre dhe kështjellat.

Pas këtyre fjalëve me ka informuar se rrezikoj të gjobitem deri në 3000.00 euro.

Më kan nxjerrë nga salla e gjyqit dhe më ka utdherue ta pres vendimin.

Pas disa orëve ka ardhë një zonjë, e cila ma kumtoi denimin e shqiptuar nga gjykata me 1070 euro gjobë dhe debim të menjëhershëm nga Maqedonia Veriore, dhe ma afroi për ta nënshkruar aktgjykimin i cili ishte shkruar në gjuhen maqedone, në të kundërten do të dërgohesha në burg..E vrejta qellimin e tyre te keq.
Por, i kërkova pse nuk është i shkruar aktgjykimi edhe në gjuhen shipe, pasi gjuha shqipe është me ligj gjuhë zyrtare.

Ajo mu përgjigjë se nuk është aprovuar ky ligj.

Pai e nënshkrova, më kshilluan të shkojë e t’ua sjellë të hollat. Me të dalur jashtë nga gjykata,e takova z. Lindim Etemin, me një zonjë që na shoqeronte gjatë udhëtimit,bashkë me makinen e tij shkuam te autobusi ku i mora t’hollat për ta paguar denimin, dhe u kthyem serish me makinen e z, Lindim Etemi te gjykata, për ta përmbushur obligimin që ma shqiptoi gjykata, ku në atë rast në ndihmë na erdhi avokati Ardian Demiri, dhe Prof. Shpëtim Pollozhani, dhe me ndihmën e tyre dosjen e morri menjëherë në dorë avokati Ardiani dhe ka kontaktuar me gjygjtarin, i cili ka kërkuar nga avokati se duhet t’i deponoj 1300.00 euro arsyeja, ka qenë festë shtetrore, dhe nuk kisha mundesi t’i paguaj në postë apo në bankë.

Pas pagesës, prapë kan ardhë policia e shtetit, me kan marrë para gjykates, dhe më kan percjellë deri në kufi me Shqipërinë, në Qafë-Thanë. Gjatë tërë kohës pas policisë, me makinen e tyre gjerë në kufi me kan shoqëruar avokati i nderuar Ardian Demiri, dhe i madhi i kombit shqiptar Prof, Shpëtim Polozhani, që përjetsishtë iu jam mirënjohjës të treve, për sherbimin, mbrojtjen dhe mbeshtetjen e tyre vëllazrore të pa rezervë, ndaj meje dhe bashkëudhtarve te mi!

E kam një lutje për vëllëzrit e motrat strugan të Iliridës, ta mbeshtesin në gjdo veprim nderin e kombit Prof. Shpëtim Pollozhanin, se tek ai pashë një burrë trim me shpirt e zemër të pastër e të bekuar shqiptare.

Është e ardhjma e ndritur e Iliridës, i derguari i Zotit për shpëtimin e Iliridës nga tradhëtarët shqipëfoles dhe politikat denigruese turko- sllavo- maqedonase.

Shfrytëzoj rastin t’i falenderoj përzemersisht, te gjithë bashkudhtarët, që janë pasardhës te familjeve patriotike, në krye me Levizjen “Foleja Kombëtare Shqiptare” për durim që paten, dhe nuk më lan vetëm qëndruan afër meje deri në përfundim të kësaj shfaqje të turpshme që di të prodhoi vetëm politka hegjemoniste maqedone.”, ka shkruar Gjergj Prenkoçaj. (INA)