BallinaAktualitetSituatë e rëndë në Durrës, 30 fëmijë të një çerdhe me Covid

Situatë e rëndë në Durrës, 30 fëmijë të një çerdhe me Covid

spot_img
spot_img

62 persona me Covid-19 ndodhen të shtruar në spitalin e Durrësit, ndërsa 9 pacientë janë të shtruar në Reanimacion.

Ndërkohë situata në këtë qytet është akoma më shqetësuese pasi 30 fëmijë të vegjël në një çerdhe në zonën e Spitallës në Durrës, raportohet se janë të infektuar me Covid.

Po ashtu numri i mësuesve si edhe ai nxënësve të prekur nga koronavirusi, në këtë qytet është në rritje.

ABC raporton se nga ana e familjarëve është ngritur shqetësimi për mungesë të stafit brenda spitalit.

Ndërkohë pjesa më e madhe e të shtruarve në këtë spital janë të moshuar të cilët kanë edhe sëmundje shëruese, duke rritur edhe më tepër kërkesën për personel.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular