Tashmë është zyrtare! Edi Rama do të kandidojë i teti në listën e Durrësit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. I teti kryeministri është edhe në listën e Vlorës.
Gramoz Ruçi do të jetë i 10 në Fier, ndërsa kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla, renditet i 8-ti në qarkun e Elbasanit.
Ndërkohë, Pandeli Majko renditet i 19-ti në Tiranë siç është bërë me dije ndërsa Fatmir Xhafaj renditet i 23-ti në listë.
Deputeti i opozitës parlamentare Halit Valteri renditet i 34-ti në Tiranë, një vend para fundit. Rrahman Rrahja do jetë i teti në Durrës, ndërsa Ditmir Bushati mbetet jashtë.