Ish-drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ahmet Prençi i ka kërkuar politikës që të mbajë larg duart nga policia. Ai është i mendimit se Policia e Shtetit prej kohësh është kapur politikisht duke e dëmtuar imazhin dhe misionin e vërtetë të saj.
Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, ish-drejtori i policisë kërkon gjithashtu që policia të qëndrojë sa më larg procesit dhe të mos ketë asnjë ndikim gjatë fushatës elektorale.
Deklaratat, ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ahmet Prençi i bëri gjatë promovimit të librit të tij “Anja” në qytetin e Shkodrës.