BallinaPolitikePlas në Vlorë, Rama kërkon përjashtimin e Dritan Lelit nga partia sepse...

Plas në Vlorë, Rama kërkon përjashtimin e Dritan Lelit nga partia sepse refuzoi të kandidonte

spot_img
spot_img

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar përjashtimin nga Partia Socialiste të kreut të bashkisë së Vlorës Dritan Leli.

Mësohet se kreu i qeverisë u ka nisur një mesazh anëtarëve të Asamblesë së PS-së, ku kërkon përjashtimin e Lelit.

“Dritan Leli nuk është më pjesë e jona”, thuhet në mesazhin e Edi Ramës. Lëvizja e kryeministrit vjen pasi kryebashkiaku i Vlorës refuzoi propozimin e Edi Ramës për të qenë në listën e kandidatëve për deputetë të PS në Vlorë.

Dritan Leli nuk është më pjesë e jona. Me mua dhe Damianin nuk do të dalë në fushatë. Nëse ka preferencë për ndonjë kandidat privatisht le ta ndihmojë, por jo me ne”, thuhej në letrën e Edi Ramës, që u lexua në mbledhjen e asamblesë nga Damian Gjiknuri.

Të hënën pak minuta para zyrtarizimit të listës së kandidatëve të PS për deputetë në 12 qarqe, kryeministri Edi Rama i pyetur se çfarë kërkese apo propozimi të ri i ka bërë Dritan Lelit, tha se është e vërtetë që e ka propozuar, por ai nuk e ka parë të arsyeshme të bëhet pjesë e skuadrës dhe se me të, pa të skuadra në Vlorë do realizojë objektivin bazë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular