BallinaKryesoreRindërtimi i PS në opozitë, sfida kryesore e socialistëve

Rindërtimi i PS në opozitë, sfida kryesore e socialistëve

spot_img
spot_img

Nga Red Varaku

PS është rikthyer sot në pikën ku ishte Partia e Punës në vitin 1991, pas diktaturës, ku i duhej doemos të rithemelohej dhe të vendoste në krye të saj një figurë që nuk perfaqëson bllokun.

Kjo për shkak të bilancit të saj të zi qeverisës, që i riktheu shqiptarëve jo vetëm mjerimin , por dhe hijet e regjimit të shkuar në të gjitha kuptimet.

Ajo riktheu frymën e partisë shtet që kontrollon gjithçka dhe njëkohësisht ringjalli bijtë e atyre që nuk dhanë asnjë ditë llogari për genocidin e ushtruar mbi popullin shqiptar për 45 vjet me rradhë.

Gjithashtu, bashkëpunimi i saj me krimin e organizuar ka sjellë dhe degradimin e qelizës bazë të kësaj partie, sepse ka rrënuar përfundimisht procesin politik brenda saj.

Përdhunimi që Edi Rama i ka bërë kësaj partie ka prodhuar perversë dhe dështakë më emblematiku i të cilëve është Erjon Veliaj.

Në këtë kuptim kjo parti ka degraduar sërish në pikën që është kthyer në një sekt individësh interesi parësor i të cilëve nuk është kurrsesi interesi i qytetarëve, por është humori i kryetarit.

Prej saj janë zbuar të gjitha figurat politike dinjitoze dhe ajo është mbushur me mercenarët e Edi Ramës dhe kasnecët e oligarkëve dhe krimit të organizua, të cilët në fakt do të jenë dhe varri i kësaj partie.

Mjafton të përfytyrosh pak se me kë janë zëvendësuar Pandeli Majko, Fatmir Xhafaj , Ditmir Bushati etj për të kuptuar kancerin metastazat e të cilit mund t’i marrin jetën kësaj partie.

Ndaj, kalimi i saj në opozitë përveç se i bën mirë shqiptarëve, i bën mirë vetë socialistëve, sepse i jep mundësinë atyre ta rithemelojnë atë ashtu siç bënë në 1990.

Pra, mbi të gjitha në mënyrë që të nisë rindërtimin pas katastrofës me emrin rilindje, PS- ja ka nevojë jetike të kalojë në opozitë.

Ashtu si në 1990 ajo ka nevojë jo vetëm për një emër të ri, por për një kryetar të ri, një lider të lirë, që nuk është kurrsesi peng tek Edi Rama, dhe që nuk mund të jetë peng i drejtësisë dhe korrupsionit nesër.

Ata duhet doemos të gjejnë një figurë e cila nuk përfaqēson kurrsesi këtë sekt, sepse nëse PS tenton të mbajë në lojë rilindjen, garant që Shqipëria do të jetë për një kohë të gjatë pa opozitë, deri në formimin e një force të re.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular