Pas njoftimit nga banorët në vend ka shkuar policia e cila ka identifikuar dhe viktimën.
Njoftimi:
Në liqenin e fshatit Fushë- Stud, Librazhd është gjetur një shtetas i mbytur.Nga veprimet e para rezultoi se trupi i përket shtetasit I.Lala 55 vjeç, larguar nga banesa në fshatin Letëm para 20 ditësh.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk konstatohet shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Viktima është I.Lala nga fshati Letëm Njësia Administrative Lunik e Librazhdit