Jorida Tabaku, kandidatja e PD-së në Tiranë. nuk i ka reshtur as sot vizitat derë më derë në lagjet dhe rrugët e kryeqytetit. Në shënimin e saj në Fb, Tabaku tha se “kjo qeveri nuk është për shqiptarët dhe as e shqiptarëve. Nuk ka menduar asnjë sekondë në këto 8 vite për njerëzit, por për 5 njerëz. Pandemia dhe tërmeti treguan fytyrën e vërtetë të tyre që kanë 8 vjet që e lënë Shqpërinë në vendnumëro. E turpshme!”
Ndaj Tabaku, e pandalur në misionin e ngarkuar, thekson me forcë: “Nuk ka më kohë për të humbur për pensionistët që presin rritjen e pensionit 5% në vit. Nuk ka më kohë për qytetarët që ende sot nuk kanë ujë të pijshëm në shtëpi. Nuk ka më kohë për të sëmurët që harxhojnë ato pak kursime apo shënojnë emrin në lista veresie kur i kap pandemia.
Koha është për ndryshim dhe qytetarët e kanë marrë vendimin. Në 25 prill Shqipëria Fiton! Qytetaria Fiton! Shqiptari fiton!”