Gjermania ka pezulluar përdorimin e vaksinës së AstraZeneca kundër koronavirusit.Sipas mediave të huaja, ky vendim është marrë si një masë paraprake, pas lajmeve për mpiksjen e gjakut dhe këshillës së rregullatorit kombëtar, Instituti Paul Ehrlich, i cili ka kërkuar hetimin e rasteve.
Ministria Gjermane e Shëndetësisë tha se do të jetë EMA, Agjencia Europiane e Barnave, që do të vendosë nëse dhe si do të ndikojë informacioni i ri në autorizimin për përdorimin e vaksinës.
Lista e shteteve që kanë pezulluar përdorimin e vaksinës së AstraZeneca, mes frikës se shkakton mpiksje gjaku, por ende nuk ka asnjë provë konkrete se rastet kishin lidhje direkt me vaksinën.