Një tjetër humbje është shënuar ditën e sotme si pasojë e Covid.
Bajram Karaj, ish-kryetar bashkie në Fushë-Krujë, ka ndërruar jetë pas një betejë të gjatë me sëmundjen.
Lajmin për humbjen e tij e kanë dhënë të afërmit dhe miqtë e tij.
Ai është ndarë nga jeta në moshën 64 vjeçare, ndërsa e ka drejtuar bashkinë e Fushë Krujës për një mandat në vitet 2000-2004.
“Me dhimbje dhe trishtim te madh do te duhet te njoftoj largimn nga jeta te shokut tim, qe nga femijeria, Bajram Karaj.
Trishtim dhe humbje e madhe per familjen miqte shoket.
Ngushellime familjes, Bashkeshortes, dy vajzave, te cilat ishin Krenaria e tij dhe tregonte shpesh kur pinim kafe.
Te qofte dheu lehte dhe shpirti jot u prehte ne paqe se ti ke qene njeri paqes gjithmon qe nga origjina familjare. Lamtumire Miku im”, shkruan njëri prej miqve të tij.