Vajza që shihni në foto është viktima e krimit të tmerrshëm që tronditi opinionin publik të mërkurën në mbrëmje në Fier.
Ajo që e bën edhe më të rëndë këtë krim është fakti se e reja ishte 6 javëshe shtatzënë.
Sipas burimeve, autori e ka qëlluar 31 herë me thikë të renë duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas u arratis.
Krimi ndodhi në prani edhe të familjarëve të tjerë, e ndërsa ata janë munduar t’i vijnë në ndihmë gruas së re, plaga e thikës ka qenë fatale.