Njohja e patentave me Italine, Endri Hasa: Proces i nisur 12 vite me pare nga qeveria e PD, por qe Edi Rama e nderpreu.
Historia e njohjes së patentave me Italinë është një histori dështimi 5 vjeçar i qeverisë së Edi Ramës. PD mundësoi 12 vjet më parë njohjen e patentave shqiptare nga Italia, por ky proces i rëndësishëm u ndërpre gjatë qeverisë së Edi Ramës.
Me nxjerrjen e patentave të reja në 2017, shqiptarët e humbën të drejtën e fituar që në 2009-ën. Qeveria e Edi Ramës e zvarriti vit pas viti, duke qenë e paaftë të jepte një zgjidhje të shpejtë për diçka kaq të rëndësishme. Mospërditësimi në kohë i marrëveshjes ekzistuese krijoi probleme për emigrantë dhe shqiptarët që udhëtojnë në Itali.
Një qeveri që mashtron vit pas viti, siç bëri edhe me negociatat me BE, dhe nuk do t’ia dijë për njerëzit, duhet larguar me votë.
Interesat e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit mund t’i çojë përpara vetëm kryeministri Lulzim Basha. Ai mund të rivendosë besimin me partnerët europianë dhe të hedhë hapa konkretë për anëtarësimin në BE, njësoj siç bëri me anëtarësimin në NATO dhe me heqjen e vizave për shqiptarët.
Është koha për ndryshim! Në 25 Prill shqiptarët do të votojnë ndryshimin!
#shipëriafiton