Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Liqenit të Thatë.
Kanë qenë banorë të zonës ata që kanë lajmëruar për ngjarjen, dhe janë përfshirë dhe nga paniku pasi nuk e dinin se çfarë kishte ndodhur.
Burime zyrtare nga Policia e Tiranës, kanë zbardhur dhe çfarë ka ndodhur. Sipas tyre, xhenierët kanë shpërthyer një granatë të gjetur në baltë.
Policia Tiranë/ Informacion paraprak
Me datë 18.03.2021, tek Liqeni i thatë, nga forcat xheniere është bërë një shpërthim i kontrolluar i një granate të vjetër të gjendur në baltë.