“Biznesi gjobitet në Kukës”, Flamur Hoxha takohet me sipërmarrësin: Po i vëmë çelësin biznesit që ngrita 30 vjet më parë.
Drejtuesi politik i qarkut të Kukësit Flamur Hoxha vizitoi një punëtori të përpunimit të drurit.
Pronari i cili prej 30 vitesh ushtron këtë biznes u ankua se shteti ia ka vështirësuar punën, me anë të taksave dhe gjobave.
“Është më shumë keq dhe ka vazhduar shumë gjatë. Kjo punëtori ka pasur shumë punë. Në mënyrë graduale po i vëmë çelësin. T’i presin këmbët me metoda të ndryshme. Nga Shkodra dhe nga Tirana kanë ardhur për të na gjobitur. Turp. Nuk ecet përpara me gjoba”, tha
Ai theksoi se 13 të rinj dhe të reja nga familja e tij kanë ikur nga Shqipëria.
Flamur Hoxha ka siguruar sipërmarrësin se programi i PD parashikon masa nxitëse për zhvillimin e biznesit në mënyrë që të rritet punësimi dhe të ndalet shpopullimi i vendit.
Flamur Hoxha theksoi se Kukësit do t’i rikthehet shpresa dhe me votën e 25 prillit Edi Rama duhet të ndëshkohet e Shqipëria do të fitojë.