Pas incidentit të ndodhur në një lokal në Labinot të Elbasanit, mes biznesmenit Gjergj Luca dhe kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka ardhur një reagim nga ky i fundit.
Ish-deputeti e ka quajtur konfliktin si një agresion me motive politike, duke shtuar se të majtët janë në panik dhe të frikësuar nga humbja.
“Agresion me motive politike, të majtët janë në panik, të frikësuar nga humbja. Përdorin mjeke antipolitike, Rama të gjejë një mënyrë tjetër”, është shprehur Boçi.