Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim në Gjirokastër, ku ka ngelur i kënaqur me pritjen e mrekullueshme të qytetarëve.
‘Kudo që shkova, këdo që takova, preka entuziazmin e qytetarëve që kërkojnë ndryshimin’, shkruan Basha në Facebook.
Gjithashtu Basha ka theksuar se këto zgjedhje janë për ndryshimin, për ta bërë Shqipërinë sa më shpejt pjesë të Europës.
Postimi i plotë i Lulzim Bashës:
Mirënjohje për pritjen e mrekullueshme qytetarëve të Gjirokastrës. Kudo që shkova, këdo që takova, preka entuziazmin e qytetarëve që kërkojnë ndryshimin.
Është e qartë për këdo se zgjedhjet e 25 prillit nuk janë për Ramën apo për mua.
Këto zgjedhje janë për qytetarët.
Këto zgjedhje janë për ndryshimin, për ta bërë Shqipërinë sa më shpejt pjesë të Europës. Dhe këtë nuk mund ta bëjë dikush që ka mbajtur peng Shqipërinë për 8 vite dhe që pengoi integrimin e vendit në BE.
Të gjithë shqiptarët e dinë se nëse nuk i afrohemi BE-së nuk do të ketë ndryshim. Afrimi i Shqipërisë në BE do të sjellë investime të huaja, do të rikthejë të rinjtë, do të ndryshojë ekonominë tonë!
Ne do të sjellim ndryshimin që shqiptarët po e presin me padurim. Në 25 prill do të fitojë Shqipëria!
#SHQIPERIAFITON