Ndeshja Shqipëri-Angli do të luhet pa praninë e tifozëve. Ministria e Shëndetësisë ka refuzuar kërkesën e Federatës Shqiptare të Futbollit. Në përgjigjen zyrtare që është siguruar ekskluzivisht nga “Balkanweb” dhe që mban firmën e zv/ministres Mira Rakacolli bëhet e ditur se prania e tifozëve në tribuna konsiderohet me rrezikshmëri të lartë.
![Rakacolli I Kthen Pergjigje Fshf](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2021/03/rakacolli-i-kthen-pergjigje-FSHF-398x350.png)
“Zhvillimi i këtij aktiviteti sportiv me pjesmarrje të spektatorëve konsiderohet me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e infeksionit Covid-19, kjo për shkak se shoqërohet me grumbullime njerëzish. Duke parë situatën epidemiologjike, në kushtet e numrit të lartë të rasteve të reja të infektimeve me Covid-19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk e miraton kërkesën tuaj”, lexohet në letrën e mbërritur në zyrtar e FSHF dhe që mban fdatën 17 mars.
![Letra1](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2021/03/letra1-1-253x350.jpg)
Federata kishte kërkuar zyrtarisht rikthimin e tifozëve për ndeshjen e rëndësishme kundër Anglisë në eliminatoret e Botërorit 2022 që do të luhet në Tiranë me 28 mars. Sipas udhëzimeve të UEFA-s, FSHF kërkonte që një numer i reduktuar personash të ishin të pranishëm në respekt të të gjitha normave dhe protokolleve të sigurisë kundër Covid-19. Por kjo nuk do të ndodhë dhe duket larg dita kur në Shqipëri, tifozët të kthehen sërish në stadiume.