Pasi u ndal në disa zona rurale të Beratit, kryetari i PD-së, Lulzim Basha është ndalur këtë herë brenda në qytet.
Simpatizantët e PD-së e kanë pritur Bashën mes brohërimave dhe thirrjeve në kor; “Rama ik!” dhe “Lulzim Basha, Lulzim Basha!”.
Basha ka zgjedhur që të ecë përgjatë rrugës kryesore, për të shkuar në këmbë në lagjen që të çon për në kala.
Lideri demokrat është ndalur për një bashkëbisedim tek një artizane beratase, që bën punime dore.