BallinaOP EDDoktor Ilir Allkja: Jep dorëheqjen zoti Balla!

Doktor Ilir Allkja: Jep dorëheqjen zoti Balla!

spot_img
Nga Ilir Allkja
Taulant, e kam të pamundur të mos prononcohem për ty, që zyrën e deputetit të popullit e bëre të duket si restorant të baronëve të korrupsionit.
Ti zoti Balla përfaqëson djalin e Librazhdit që u ngjit nga rreckat në majën e piramidës së krimit !
Ti ashtu si dhe shefi yt punuat fort dhe ja dolët me sukses të bashkoni politikën me krimin, qeverisjen me korrupsionin zhvatjen, fukarallëkun e popullit me shpopullimin e vendit.
Djali i varfër i Librazhdit arriti në parlamentit e vendit, i përfolur se je mbështetur nga krimi!
Përse e them këtë ?!
Sepse ti Taulant, përflitesh si mik trafikantësh, madje thonë se njëri prej tyre ka marrë nga qeveria jote plot 14 milionë euro nga tenderat publikë dhe thuhet se për mikun tënd u devijua lumi i Lanës që të pastrohen mbi 60 milionë euro në zonën e Unazës së Re.
Votuesit e tu në Librazhd jetojnë në skamje e mjerim, dhe ti e di shumë mirë këtë !
Madje ti dhe Rama mund të jeni gati që të devijoni edhe lumin e Shkumbinit po t’jua kërkojë Lluca juaj !
Pse them unë se ti je në majë të piramidës së krimit ???
A ishte partia juaj, qeveria juaj që mbushi parlamentin me njerëz të botës së krimit ?
A ishte partia juaj, që i mbushi bashkitë me kryetarë të inkriminuar ?
A nuk ishte qeveria juaj që ka ministra të gjykuar për lidhje me krimin e trafiqet ?
A nuk je ti, Taulant që përflitesh për udhëtime të shumta me njerëz trafikantë ?
Ti vazhdon të synosh përsëri pushtetin, jo sepse deshiron të ndryshosh Librazhdin e varfër e të pashpresë, por sepse keni në mendje plot mënxyra për ti bërë këtij vendi, këtij populli.

Përballë ke disa nga djemtë më të mirë të Librazhdit,

Lefter Gështenja , Erlind Gurra, Ardian Zeneli, Sokol Skura , dhe ti e di shumë mirë se Librazhdi i ka përmbysur disa herë kandidatët e partisë socialiste, e kjo do të ndodhë edhe me 25 prill .
Se desh harrova, jep dorëheqjen me nder, tërhiqu, pasi ti je numri 8 në qarkun e Elbasanit, dhe nuk ka asnjë shans që ti të hysh në parlament, të paktën nga Librazhdi kurrë, pasi nuk do të votoheshesh siç duhet, dhe më kryesorja partia socialiste nuk do të marrë më shumë se 6 deputetë në atë qark , ti je ca si shumë larg, dorëhiqu !
Pa respekt, Ilir Allkja !
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular