Zbardhen detaje të reja për ekzekutimin e Edmond Koçit mëngjesin e djeshëm në Durrës. 40-vjeçari, i njohur edhe si Edmond Çekiçi mbeti viktimë e një atentati pranë Zyrës Arsimore.
Sipas “Abc news” janë shoqëruar rreth 30 persona, mes tyre edhe të afërm e të dyshuar.
Një nga pistat kryesore ku po heton policia është ajo e dyshimit për konflikte të vjetra të viktimës pasi ishte një ndër eksponentët kryesorë të botës së krimit në Durrës. Ndërkaq, në vendin e ngjarjes janë gjetur 22 gëzhoja
Edmond Koçi i njohur edhe si Mond Çekiçi u ekzekutua mëngjesin e së shtunës në qytetin e Durrësit, ndërsa ndodhej si pasagjer në një automjet të drejtuar nga shoferi i tij.