BallinaKronikeVIDEO/ Shpërthimi në Burrel… shpëtuan pasi nuk ndodheshin në shtëpi, dëmtohen edhe...

VIDEO/ Shpërthimi në Burrel… shpëtuan pasi nuk ndodheshin në shtëpi, dëmtohen edhe banesat e tjera

spot_img

Janë mesuar detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi gjatë natës në Burrel, ku një sasi tritoli ka shpërthyer në banesën e punonjësit të SHISH-it Alfred Karaj.

Ngjarja ka ndodhur pas orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme, ndërkohë që Karaj së bashku me familjen e tij nuk ishin në shtëpi, pasi ishin në kryeqytet, te disa të afërm të tyre

Si pasojë e shpërthimit që ndodhi në katin e parë të një pallati kanë pësuar dëmtime të shumta dhe banesat e tjera, ndërkohë që ngjarja ka shkaktuar panik te të gjithë komshinjtë dhe banorët e pallatit disa katësh.

Fatmirësisht nga shpërthimi në Burrel nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale të konsiderueshme, ndërkohë që sasia e tritolit dyshohet se ka qenë mjaft e madhe, dhe është vendosur në pragun e shtëpisë.

Dëme të konsiderueshme ka dhe në banesat e tjera, të cilave u janë thyer dyert dhe dritaret. Fax Neës shkruan se në vendin ku ndodhej banesa e Karajt nuk ka kamera sigurie, që mund të identifikojnë  autorin që vendosi tritolin në pragun e banesës.

Policia, po kryen hetimet në bashkëpunim me prokurorin e rrethit. Ngjarja dyshohet se lidhet me punën që bën kryefamiljari Karaj, dhe në momentin që flasim kjo është pista kryesore e hetimit.

Njoftimi:

Rreth orës 23.35, në derën e banesës së shtetasit A.K., në katin e parë  të një pallati, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, nga shpërthimi i secilës ka vetëm dëme materiale.

Nga veprimet e para rezulton se në banesë nuk ka patur njeri në kohën kur ka shpërthyer lënda plasëse.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Mat, po vijon punë për zbardhjen ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular