BallinaKronikeEMRI/I zhvati 100 mijë euro familjarit të një të dënuari, arrestohet 66-vjeçari...

EMRI/I zhvati 100 mijë euro familjarit të një të dënuari, arrestohet 66-vjeçari i shpallur në kërkim

spot_img

Një 66-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi është dënuar me 12 vite burg për veprën penale mashtrimi.

Sipas njoftimit të policisë, Prend Kola është arrestuar nga policia në Shkodër.

Mësohet se Kola në bashkëpunim me Albana Laze (e arrestuar më parë) kanë marrë 100 mijë euro nga familjarët e një të dënuari, duke i premtuar atij lirimin nga burgu.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2006, kur Prend Kola ka kontaktuar me shtetasin N. Gj., vëllai i të cilit ishte arrestuar si i dyshuar për akuzën e “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.

Ai i ka premtuar vëllait të të dënuarit se mund ta nxirrte nga burgu për 6 muaj në këmbim të 100 mijë eurove. Bashkë me Albana Lazen, ata e kanë garantuar familjarin e të dënuarit se kanë njohje tek Krimet e Rënda.

Njoftimi i policisë:

Fale bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit  midis Policisë të Tiranës dhe Policisë së Shkodrës, u bë e mundur kapja në Shkodër e 66-vjeçarit të shpallur në kërkim.

Në vijim të veprimeve nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ekzekutimi i  vendimit të ndalimit për shtetasin Prend Kola., 66 vjeç, i kapur nga shërbimet e Policisë së Shkodrës, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 12 vite burg, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular