Nga Ilir Allkja
Me shkatërrimin e qendrave urbane në gjithë Shqipërinë, përçudnimin e tyre me stilin rrilindas, Edi Rama ka synuar të zerojë historinë e Shqipërisë, identitetin tonë kombëtar dhe të ngulë në mendjen e brezave që do të vijnë idenë perverse se “historia filloi me mua”!
Shembja makabre e Teatrit Kombëtar, Stadiumit Kombëtar, Sheshit “Skënderbej”, Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” janë dëshmi të forta të barbarizmit të Edi Ramës e të pedofilit të tij, Erjon Veliajt në kryeqytetin e Shqipërisë .
Reagimi i vakët qytetar, mos veprimi i organeve të drejtësisë, heshtja e madje pranimi i të keqes nga shumë artistë, në rastin e shembjes së Teatrit, heshtja e mjekëve që kanë mësuar profesionin në spitalin tashmë të shkatërruar e sidomos të atyre që ushtrojnë profesionin aty e bën të ndjehet imun kryeministrin famëkeq të vendit e sidomos vemjet rreth tij !
Unë kam shëtitur nga lindja në perëndim, dhe në çdo vend të botës, historia ruhet e mbrohet me fanatizëm, nga komuniteti, nga qeveria, nga ligje tepër të rrepta pasi përfaqësojnë, historinê, te shkuarën, identitetin, vlerat e një kombi !
Pa histori, pa të kaluar, pa identitet nuk ka të ardhme kurrë për një vend !
Edi Rama , po ja del të shkatërrojë gjithçka në vendin tonë.
Solidariteti është uniteti i një grupi apo klase të caktuar që bazohet në bashkësinë e interesave, objektivave dhe standardeve që ky grup synon.
Ne si qytetarë pothuaj e kemi humbur solidaritetin mes nesh, nuk jemi solidarë me njëri tjetrin kundër të keqes që na kanoset.
Shembja e Teatrit Kombëtar tregoi që artistët u përçanë, u shitën e u blenë nga malavita në pushtet.
Personalisht unë u flaka në mënyrën më sadistë nga puna në festën e Vitit të Ri, kur prisja që nga qeveria të merrja shpërblim, por më pushuan, vetëm sepse kritikova shërbimin e dobët karshi të sëmurëve.
Me dëshpërim kujtoj se shumë pak kolegë u bënë solidarë me mua, jo thjesht me Ilirin, por me një mjek të linçuar nga malavita në pushtet !
Nëse vazhdojmë me këtë indiferentizëm rruspat e malavitës në pushtet do të vijnë një ditë tek shtepia juaj e ju do të jeni të vetëm, ju vetë, familjari juaj, kolegu juaj do të lincohet nga malavita në pushtet, e ju do jeni përsëri vetëm përballë tyre .