BallinaRajoniKurti nga Gllogjani: 23 vjet më parë këtu u dha kushtrimi i...

Kurti nga Gllogjani: 23 vjet më parë këtu u dha kushtrimi i lirisë në Dukagjin

spot_img
spot_img

Kryeministri Albin Kurti bashkë me disa nga ministrat e kabinetit të tij kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan në 23 vjetorin e Epopesë së Dukagjinit.

Ai ka thënë se 24 marsi i Epopesë së Dukagjinit dhe 24 marsi i bombardimeve të NATO-s e tregojnë një rend të logjikshëm të gjërave.

“23 vjet më parë, më 24 mars, këtu në Gllogjan u dha kushtrimi i lirisë në Dukagjin. Lufta çlirimtare u përhap gjithandej dhe një vit më vonë pushkëve të lirisë iu bashkangjitën avionët e NATO-s dhe nuk vonoi e u çlirua Kosova. 24 marsi i Epopesë së Dukagjinit i vitit 1998 dhe 24 marsi i ndërhyrjes së NATO-s i vitit 1999 sikur na e tregojnë rendin e logjikshëm të gjërave – së pari pushka jonë pastaj avioni i NATO-s. Ngjashëm edhe sot – së pari puna jonë dhe më pas edhe ndihma prej jashtë për zhvillim, demokratizim dhe për drejtësi”.

Kurti tha se duhet të kujtohen ata që dhanë gjithçka për liri dhe pavarësi duke e rikujtuar çmimin e madh që është paguar për Kosovën e lirë dhe të pavarur, njofton Klan Kosova.

“Në ditë të shënuara si kjo ne bëjmë nderim për dëshmorët e kombit, ata që dhanë gjithçka që ne sot të jetojmë të lirë dhe të mund të përparojmë. Ne që jemi gjallë duhet t’i kujtojmë ata që nuk janë, sepse vetëm duke ia përkujtuar vetes tonë çmimin e madh për liri dhe pavarësi ne ua dimë dhe ua ruajmë vlerën lirisë dhe pavarësisë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular