Pak minuta më parë kryeministri Edi Rama është nisur drejt Turqisë. Mësohet se në fokus të kësaj vizite të papritur do të jenë një sërë takimesh zyrtare për sigurimin e vaksinës kineze.
Shqipëria do të furnizohet dhe me vaksinën kineze Coronavac, ose e njohur ndryshe dhe si Sinovac, emri i kompanisë që e ka prodhuar.
Qeveria shqiptare ka miratuar një Akt të posaçm Normativ, i publikuar të martën në Fletoren Zyrtare, ku bëhet e ditur marrëveshja e arritur me “distributorin e autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”A.?., për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën e inaktivizuar kundër COVID-19 (Vero Cell) Coronavac, të krijuar nga Sinovac Life Science Co Ltd. dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës”.