Mbështetës të shumtë të Partisë Demokratike kanë mbushur Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë. Teksa na ndajnë vetëm pak minuta nga çelja e fushatës, mbështetës të PD janë vendosur tashmë në sheshin kryesor të kryeqytetit.
Mbështetësit kanë shkuar në shesh me makina, ku duket se janë të shumtë ata që do të ndjekin nga afër fushatën.
Në shesh janë krijuar rrathë të shumtë, në të cilët nuk do të lejohen më shumë se 10 vetë, në kuadër të masave anti-Covid.