BallinaKryesore“Bashkë për ndryshim”, Basha kërkon ndihmën e shqiptarëve: Pa ju, planet më...

“Bashkë për ndryshim”, Basha kërkon ndihmën e shqiptarëve: Pa ju, planet më serioze shndërrohen në pluhur. Detyra e parë si kryeministër…

spot_img
spot_img

Kryedemokrati Lulzim Basha, në çeljen zyrtare të fushatës së Partisë Demokratike në zgjedhjet e prillit, i bëri thirrje qytetarëve për mbështetje.

Ai tha, se kudo që ka shkuar e ka ndjerë nevojën për ndryshim, ndaj ajo sipas Bashës, arrihet vetëm me PD në krye. Ai gjithashtu, tha se misioni i tij hyjnor, është anëtarësimi i Shqipërisë në BE.

“Kam shkuar në çdo qytet, cep, kënd të Shqipërisë, kam ndjerë etjen për ndryshim. Kam marrë përqafime të ngrohta, nga Jugu në Veri. Kam folur, shpjeguar, që gjërat mund të shkojnë më mirë. Ndryshimi po vjen, do e sjellim, Shqipëria do të ndryshojë. Kam lexuar në sytë tuaj një forcë të madhe, një frymëzim për të ecur përpara, që një popull i vuajtur por i vendosur për t’i dhënë fund saj mund ta tregojë. Më kanë thënë qytetarët e të gjithë shqipërisë që jemi gati për një ndryshim të madh. Këta qeveritarë që vetëm na zhvasin, nuk na zgjedhin asgjë, aty që duan të na vrasin shpresën dhe ndryshimin, të gjithë së bashku më 25 prill, do të çlirojmë oksigjen dhe energji pozitive për çdo shqiptar. Pse s’mund të jetojmë më mirë, përse fëmijët tanë duhet të jetojnë në shtete të tjera, për të shkëlqyer, punësuar. Pse të mos marrin pagat që martojnë në vendin tonë. Shqiptarët meritojnë më shumë, vendi duhet të ndryshojnë. Duhen më shumë vende pune dhe Shqipëria mund t’ia japë. Kanë nevojë për një qeveri që do të punojë për ta. Ti që ikën me kamion jashtë vendit, mos shko, qëndro, lufto me ne dhe qëndro. Thirrja është për ty motër, që mezi ushqen fëmijët, mos ik, ditë më të mira do të vijnë. Thirrja është për ty fermer, mos u dorëzo, djersa dhe mundi yt nuk do të shkojë më dëm. Thirrja është për ju familjarë, që pandemia ju ka futur në borxhe, mos u mërzit, ndryshimi po vjen, ne do t’ju mbështesim. Thirrja juaj është për ty sipërmarrës, mos u dorëzo, shpejt do të mbështetesh maksimalisht. Nesër do të kujdesemi bashkë për të gjithë. Thirrja është për gjyshet dhe gjyshërit, nënat dhe baballarët që me pensionet nuk paguajnë dot ilaçet. Nesër do të jetë ndryshe, ndryshimi po afron dhe ju do të keni vendin që meritoni. Shqipëria i ka mundësitë, resurset dhe ne do i vëmë në shëlbimin tuaj. Miqtë e mi, të rinj dhe të reja, studentë dhe studente, lulja e kombit tonë, energjia, shpirti i këtij vendi, bijtë e bijat, mbusheni shpirtin me shpresë dhe bashkoheni për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa. Rini shqiptare, gjithçka që ka ndryshuar për mirë në këtë vend mban vulën tuaj, ndaj dhe kësaj here vendi ka nevojë për ju. Ndryshimi ka nevojë për ju. Tetë vitet e fundit, Shqipëria i është larguar BE për faj të qeverisjes së kryeministrit në ikje, tregtia jonë, arsimi, shëndetësia, gjithçka është në krizë nga fakti që Shqipëria është larg pranimit në BE. Jetët tona do të jenë shumë më të mira, kur Shqipëria të plotësojë ëndrrën e saj dhe Shqipëria të jetë në BE. Unë e di si arrihet kjo. Mbani mend kur thonit që sa e vështirë është të futemi në NATO, sot Shqipëria është aty falë nesh. Mbani mend kur thonit që shqiptarët e kishin të vështirë të lëviznin pa viza, por ne vendosëm një qëllim dhe ia dolëm. Sot vij para jush me një tjetër synim, kur të më zgjidhni kryeministër, misioni ynë hyjnor është futja e Shqipërisë në BE. Që Shqipëria të jetë e fortë, na duhet urgjentisht ta lëmë pas tetë vite larg Evropës dhe të nisim marshimin tonë të pandalshëm deri në anëtarësimin e plotë të kombit të shqipeve në familjen Evropiane. Qytetar dhe qytetare, për të arritur këtë ndryshim, aspiratë, ne, ky ekip që shihni dhe unë, kam nevojë për ndihmën tuaj. Pa ju, ëndrrat më të bukura, planet më serioze kthehen në pluhur. Pa ju, ndihmën tuaj, qëllimet tona për ndryshimin e madh që na pret mbeten thjesht ide. Në javët e ardhshme të qëndrojmë bashkë sa më afër, të bindim këdo që është në kërkim të shpresës. Jeni vetëm ju. Unë jam këtu në mesin tuaj si një lajmëtar, për shtegun e duhur. Kam nevojë për ju, për ndihmën tuaj. Për forcën tuaj. Ju kërkoj të më bashkoheni në këtë rrugëtim për t’i sjell ndryshimin Shqipërisë. Ndihem i nderuar për misionin e lartë. E di që bashkë mund të kapërcejmë çdo pengesë. Ndryshimi që ka nisur, e ka zbritur sot në këtë shesh, siç ka zbritur në mendjet e zemrat e shqiptarëve. Bashkë për ndryshimin. Zoti e bekoftë Shqipërinë.”, tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular